Junik: Arrestohet 50-vjeçari, dyshohet se rrahu nënën e tij NULL NULL 30.09.2024 11:27 30.09.2024 11:27 Foto ilustruese Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Junik, mëngjesin e së dieles. Klankosova.tv merr vesh se një burrë 50-vjeçar pas një mosmarrëveshje e ka rrahur nënën e tij të moshuar. Sipas asaj që ka deklaruar në polici, ky nuk është rasti i parë që ajo është sulmuar fizikisht nga i biri, bile janë goxha të shpeshta. Kjo i ka shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim. Me këtë rast, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe u dërgua në stacion për intervistim. Më pas 50-vjeçari me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv Rasti është inicuar si “Dhunë në familje”/ Klankosova.tv