Jones thotë se ka dalë me Ivanka-n, dhe se e di vrasësin e JFK-së NULL NULL 08.02.2018 21:51 08.02.2018 21:51 Producenti legjendar Quincy Jones pohon jo vetëm se e di se kush e ka vrarë presidentin amerikan, John F. Kennedy, por që edhe ka dalë në takime me Ivanka Trump. Njeriu pas albumit më të shitur në botë, “Thriller” të Michael Jackson-it, dha së fundi një intervistë eksplozive për Vulture, ku i kishte quajtur The Beatles si “muzicientët më të këqinj në botë”, dhe supozoi se komediani i ndjerë Richard Pryor kishte bërë një herë seks me Marlon Brandon. Jones tha se Sam Giancana qëndron pas vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy. Më pa, ai foli edhe për bijën e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump. “Pata dalë dikur me të. Dymbëdhjetë vjet më parë. Tommy Hilfiger, që punonte me bijën time Kidada-n, më pati thënë ‘Ivanka do që të drekojë me ty’”. “I pata thënë ‘S’ka problem’. Ajo është mjaft e mirë. Kishte këmbët më të bukura që kisha parë në jetën time. Por megjithatë, kishte babanë e gabuar”, shtoi Jones.