Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga Valdrin Sahiti NULL NULL 27.01.2025 13:06 27.01.2025 13:06 Sukseset e Valdrin Sahitit nuk kanë të ndalur. Së fundmi, dizajneri i njohur nga Kosova punoi një fustan për Jennifer Lopez. Këngëtarja zgjodhi fustanin për një paraqitje të saj në Festivalin e Filmit Sundance, njofton Klankosova.tv. Ajo mori vëmendje me fustanin e zi të punuar me shumë gurë të cilët lehtë ranë në sy. J.LO është vetëm një nga emrat e skenës ndërkombëtare e cila zgjodhi Sahitin për fustane, pasi dizajnerin e kontaktuan edhe Beyonce, Kylie Jenner, Cardi B dhe shumë të tjerë.