Jennifer Lopez me një fotografi tregon se nuk i duhet grimi për të qenë e bukur NULL NULL 11.12.2019 22:51 11.12.2019 22:51 Sikur të kishim nevojë për më shumë prova që Jennifer Lopez i kundërshton të gjitha ligjet e gravitetit, këngëtarja publikoi një fotografi pa grim. Ajo pasi rrëmbeu disa çmime për rolin e saj në “Hustlers” festoi me dy fëmijët e saj në shtëpi, njofton Klan Kosova. J Lo mori çmimin Best Supporting Actress në ndarjen e çmimeve nga kritikët e filmit në Los Angeles. Krahas fotografisë së publikuar ajo ka shkruar: “E ulur këtu me dy fëmijët e mi dhe shumë mirënjohëse”.