Japoni: Zyrtarët përpiqen të rihapin aeroportin NULL NULL 02.01.2024 14:58 02.01.2024 14:58 Ministri japonez i tokës, transportit dhe infrastrukturës, Tetsuo Saito, dha një përditësim mbi incidentin me aeroplan që ndodhi në aeroportin e këtij vendi. “Jam i sigurt se populli i Japonisë do të ketë shqetësime në lidhje me këtë aksident”, tha ai. Ministri shpjegoi se fluturimi 516 i Japan Airlines u përplas në pistën C në aeroportin Haneda me avionin e rojës bregdetare. Në bordin e avionit të pasagjerëve ishin 379 persona, përfshirë ekuipazhin, të cilët të gjithë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga avioni. Ai konfirmon se kapiteni i avionit të rojës bregdetare ka shpëtuar me jetë, por është plagosur. Aeroplani supozohej të dërgonte ndihma humanitare, thotë ai. “Shkaku kryesor i këtij aksidenti nuk dihet ende”. Zyrtarët po përpiqen të sigurojnë zonën e katastrofës ndërsa “përpiqen të rihapin pjesën e mbetur të aeroportit”, sqaroi ministri. Pesë të vdekur nga përplasja e avionëve në Tokio