James Rubin për Sylejman Selimin: S’mund të them që e dija se kush ishte në atë kohë NULL NULL 17.09.2025 10:56 17.09.2025 10:56 Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ndër të tjera është pyetur edhe për Sylejman Selimin. Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq e pyeti Rubinin nëse e dinte se kush ishte Sylejman Selimi në atë kohë. Në përgjigjen e tij, Rubin u shpreh se nuk mund të thotë se dinte këtë gjë, përcjell Klankosova.tv. “Nuk mund te them se e dija se kush ishte në atë kohë”, u shpreh ai. Ndërkaq, i pyetur se a di se kush ishte paraardhesi i menjehërshem i Agim Çekut, përgjigja e Rubin ishte “jo”.