Jakup Ferri – përfaqësuesi i Kosovës në Bienalen e 59-të të Venedikut NULL NULL 26.11.2021 13:04 26.11.2021 13:04 Artisti Jakup Ferri do të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i Kosovës në Bienalen e 59-të të Venedikut. Ferri do të marrë pjesë me projektin “The Monumentality of the Everyday”, kurator i të cilës është Inke Arns. Kjo përzgjedhje u bë nga komisioni i formuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përbërja e të cilit është kjo Sezgin Boynik, Flaka Haliti, Vincent Honoré, Alenka Gregoric dhe Adrian Paci, transmeton Klankosova.tv.