Ja pse duhet të konsumoni avokado NULL NULL 02.06.2021 09:00 02.06.2021 09:00 Avokado gjithnjë e më shumë po bëhet ushqimi më i popullarizuar për njerëzit vitet e fundit. Fruti i gjelbër është ndër ushqimet më të preferuara në kuzhinat në të gjithë botën, thotë ekspertja e ushqimit Lisa Drayer për CNN, transmeton Klankosova.tv “Avokadot ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore dhe janë një përbërës i gjithanshëm kur gatuani”, thotë Lisa Drayer. Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i yndyrës, ato janë plot me vlera ushqyes dhe mund të jenë një pjesë e dobishme e një diete të ekuilibruar. Ky frut ndihmon në rregullimin e funksionit nervor, si dhe janë të mbushura me yndyra. “Kur keni shumë kolesterol LDL, ai ngurtësohet përgjatë skajeve të arterieve tuaja dhe i ngushton ato, sipas Klinikës Mayo. Gjithashtu avokado zvogëlon rrjedhën e gjakut nëpër arteriet, të cilat mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut dhe komplikime të tjera mjekësore. Avokadot janë të pasura gjithashtu edhe me folate. Folati është një vitaminë B që është e rëndësishme për funksionimin e duhur të trurit dhe shtatzënitë e shëndetshme, tha Drayer. Folati mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes, veçanërisht ato që prekin trurin dhe shpinë të një fëmije, gjatë javëve të para të shtatzënisë, sipas CDC, transmeton Klankosova.tv.