Ja moti për pesë ditët e ardhshme NULL NULL 27.05.2018 19:15 27.05.2018 19:15 Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjete parashihet të shoqerohen me reshje lokale shiu, transmeton Klan Kosova. Temperaturatat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtesi 1-6m/s.