Një i vdekur dhe tre të lënduar në rrugën Pejë–Prishtinë NULL NULL 21.07.2026 09:50 21.07.2026 09:50 Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Policia e Kosovës ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /Klankosova.tv