Ja cilat janë librat më të shitur në Panairin e Librit në Prishtinë NULL NULL 12.06.2016 17:46 12.06.2016 17:46 Në ditën e fundit të Panairit të 18-të të Librit në Prishtinë, janë shpallur edhe librat më të kërkuar. Në kategorinë e librave në gjuhën shqipe, në këtë panair më së shumti janë shitur librat “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” nga Veton Surroi, “Rrebelimi i Lulus” nga Albatros Rexhaj, “Shkëlqim dhe tmerr” nga Bekim Fehmiu, Veli Karahoda me librin “Serpenti dhe hija” dhe “Puthësi i paligjshëm” shkruar nga Azem Deliu. Daut Demaku, pjesë e organizimit të Panairit të Librit, ka shpallur edhe librat më të kërkuar nga letërsia e huaj. “Muzeu i Pafajësisë” nga Orhan Pamuk, “Origjinalet” nga Adam Grant, Noel Malcolm me “Agjentët Perandorakë”, Umberto Eco me “Numri zero” dhe “Kupidet kokulur” nga Jennie Dorny janë librat më të shitur nga letërsia e huaj, gjatë gjashtë ditëve sa zgjati Panairi. Demaku po ashtu ka treguar sot se përafërsisht rreth 38 mijë deri në 40 mijë vizitorë ka numëruar Panairi i sivjetmë. “Kërkesat janë plotësuar në përgjithësi, me përjashtim të letërsisë për fëmijë e cila ka mbetur më pak e plotësuar në Panairin tonë. Megjithatë kemi pasur promovime të shumta, i kemi festuar përvjetorët dhe viteve tjera duam ta ndërkombëtarizojmë këtë Panair” ka thënë mes tjerash Demaku në ditën e fundit të Panairit të Librit në Prishtinë. / KultPlus.com