Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Italia në janar me konferencë për Ballkanin, Tajani: Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë

NULL NULL
18.12.2022 14:49

Italia gjatë muajit janar në qytetin e Triestes do të organizojë një konferencë për Ballkanin.

Kjo u bë e ditur nga kryediplomati italian, Antonio Tajani i cili tha se ky organizim po bëhet për të përgatitur një sërë nismash politike.

Tajani për  Skytg24, mes tjerash theksoi se ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se po mundohen të bëjnë gjithçka që situata të mos eskalojë.

“Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë stabilitet dhe paqe dhe vlerësohen nga serbët dhe kosovarët”.

Ministri i jashtëm italian  deklaroi poashtu se “Italia dëshiron që të jetë protagoniste në këtë rajon”, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme