Itali: Vritet një shqiptar, plagosen dy të tjerë NULL NULL 23.07.2023 21:02 23.07.2023 21:02 Një shqiptar u vra, e dy të tjerë u plagosën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Itali, në periferi të qytetit të Padovës. Mediat italiane raportojnë se ata u përfshinë në një sherr duke e goditur njëri-tjetrin me thika. Dy të plagosurit u dërguan në spital nga plagët e shumta. E njëri nga ta është në gjendje të rëndë si pasojë e goditjeve me thikë. Thuhet se ata kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tre shqiptarëve. Policia italiane kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Hetuesit mblodhën provat për ta zbardhur rastin.