Itali: Kapen 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari NULL NULL 07.03.2023 10:05 07.03.2023 10:05 Kokainë Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali. Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni Anti-drogë në Verona, ku u kapën 220 kilogramë drogë e llojit kokainë. Sasia u kap në një kamion që drejtohej nga shqiptari, i cili ishte edhe më parë i akuzuar për trafikim droge, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv Nëse kokaina e pastër do të hidhej në treg vlera e saj do të arrinte në 15 milionë euro Kamioni u ndalua nga agjentën e Guardia di Finanzas në autostradën A4 të Veronas. Agjentët vunë re se shpejtësia e kamionit ishte jo e zakonshme, prandaj fillimisht e verifikuan targën e automjetit. Ata kishin pasur informacione se kamioni mund të përdorej për transportim të drogës. Ngjarja ka ndodhur më datën 6 mars. Droga që u zbulua ishte e ndarë në 200 pako, përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.