Itali: Arrestohen dy shqiptarë që ishin arratisur nga policia NULL NULL 29.12.2022 09:16 29.12.2022 09:16 Shtatë persona, në mesin e tyre dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë në Itali. Ata dyshohet se kanë kryer vepra penale si: drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash. Operacioni është udhëhequr nga prokuroritë e Triestes, Milanos dhe Genovas. Siç raportojnë mediat italiane ata janë arratisur fillimisht nga organet e rendit. Personat e identifikuar janë të moshës 24 deri në 66 vjeç. Përveç dy shqiptarëve u arrestuan edhe dy italianë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez. Dënimet që të dyshuarit do t’i vuajnë janë nga tre deri në gjashtë vjet burgim.