Ishte braktisur nga nëna, Sasa s’i ndalë lotët: Përqafimi i saj më kishte munguar tërë jetën (VIDEO) NULL NULL 12.12.2025 23:36 12.12.2025 23:36 “Ka qenë shumë e rëndë me kuptu që nëna që më ka rritë, nuk është nëna ime biologjike”, tha Sasa mes lotëve për fëmijërinë e saj. Pos sëmundjes së rëndë, Sasa rrëfeu edhe pjesën e jetës së familjes së saj, ku shumë vonë e kishte kuptuar që ajo nuk ishte rritur nga nëna e saj biologjike, transmeton Klankosova.tv. Në Big Brother VIP Kosova, Sasa tregoi takimin e parë që kishte me nënën e saj biologjike, duke thënë se erën që e kishte ajo, ishte aroma që i kishte munguar tërë jetën. Pos tjerash, mes lotëve Sasa thotë se nëna nuk i shkoi në spital ta vizitonte sa ishte nën kujdesin e mjekëve. Ndiqni këtë rrëfim aspak të lehtë, në videon e mëposhtme: