Ish-ylli i Real Madrid-it, i bashkohet Messit tek Inter Miami NULL NULL 15.12.2025 22:30 15.12.2025 22:30 Tashmë gjithçka është zyrtare, Sergio Reguilon ka zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra e Inter Miami. I lirë që nga vera, kur kontrata e tij me Tottenhamin përfundoj, spanjolli ka nënshkruar me Inter Miamin deri në dhjetor të vitit 2027. Lojtari i cili doli nga akademia e klubit të Real Madrid-it, nuk arriti asnjëherë të përmbush pritshmëritë, edhe pas aventurës së tij tek Tottenham e disa huazime të tjera. Reguilon bëhet blerja e parë e skuadrës së Inter Miamit, e cila pritet të sjell edhe disa yje të tjerë në projektin ambicioz që skuadra nga MLS e ka në plan.