Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-lojtari i Yllit ishte titullar, MVP-ja i tanishëm i NBA-së rezerva e tij

NULL NULL
17.06.2025 18:46

Shai Gilgeous-Alexander është një fitore larg titullit të tij të parë në NBA.

Ai udhëhoqi skuadrën e tij, Oklahoma City Thunder, në finalet e para të kësaj gare pas plot 13 vjetësh, pikërisht në sezonin kur vetë u shpall MVP.

Me një mesatare prej 32.7 pikësh, 6.4 kërcimesh e 5 asistimesh për ndeshje, Shai, i njohur si SGA, kontribuoi më së shumti në stinorin e rregullt 67-fitorësh të OKC-së.

Mirëpo, tetë vjet më parë, kur ishte në kolegjin Kentucky, SGA ishte rezervist i askujt tjetër pos ish-lojtarit të Golden Eagle Yllit, Quade Green, përcjell Klankosova.tv.

Përderisa SGA u draftua i 11-ti më 2018, Greeni nuk qe përzgjedhur fare nga asnjë klub kur qe deklaruar për draft tre vjet më vonë.

Ky i fundit pati një përvoje të shkurtër stinorin e kaluar te dy herë kampioni i Kosovës dhe aktualisht luan në një klub nga Sonora.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.