Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit arrestohet nën dyshimin për pastrim parash NULL NULL 27.05.2021 19:21 27.05.2021 19:21 Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit, Bedri Nika, është arrestuar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në dyshimin për pastrim parash. Kjo u bë e ditur nga burimet e klankosova.tv brenda Policisë së Kosovës. Po ashtu me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Të arrestuarit dyshohen se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë prej 5 mijë e 900 euro. Dy të arrestuarit A.N dhe E.N në hetuesi kanë bërë të ditur se paratë i kanë marrë nga Bedri Nikaj, i cili gjithashtu është intervistuar. Në Drenas arrestohen tre persona si të dyshuar për pastrim parash *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025