Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula (VIDEO) NULL NULL 05.07.2025 23:34 05.07.2025 23:34 Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë personale. Në një emision në TopChannel, ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywoodian, “Fifth Element”. Sa të paguan? Se Hollywood-i… Inva Mula: Në fakt, ishte gabim jetësor. Unë shkova me agjentin tim, një njeri me shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Nga entuziazmi, ai harroi të firmoste të drejtat e autorit. Nuk fiton asgjë sot e kësaj dite? Inva Mula: Jo! Është me miliona, por i kam thënë vetes që s’ka gjë, pasi fitova përjetësisht administrimin e publikun. Edhe milionat nuk më interesojnë, më interesojnë njerëzit që kanë parë shfaqjen. Po të kisha milionat, nuk e di nëse do të më interesonte të këndoja më apo jo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Kosova dhe Franca nënshkruajnë memorandumin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 5 orë më parë