Në Drenas arrestohen tre persona si të dyshuar për pastrim parash

Në Drenas arrestohen tre persona si të dyshuar për pastrim parash

NULL NULL
12 months më parë

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në Drenas.

Bastisja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet se personat e dyshuar A.N. mashkull (1992) dhe E.N. femër, (1999) në bashkëveprim gjatë periudhës 27 shkurt 2021 deri më 11 mars 2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë të përgjithshme 5 mijë e 900 eurosh.

Dy të dyshuarit paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatet e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari B.N., mashkull (1971), i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit ka shqiptuar masën e ndalimit 48 orë, ndërsa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.