Ish-kampioni paguan 5 milionë dollarë për mashtrim NULL NULL 20.04.2018 09:31 20.04.2018 09:31 "Tash jetën time do t'ua kushtoj gjërave më me rëndësi në jetë, pesë fëmijëve të mi, gruas, projekteve të ndryshme dhe pasionit tim për sporte dhe gara", ka thënë ish-kampioni pas arritjes së marrëveshjes me Departamentin Amerikan të Drejtësisë Lance Armstrong është pajtuar të paguajë 5 milionë dollarë, për të përmbyllur një proces gjyqësor në të cilin ai do të akuzohej për mashtrim të shtetit amerikan. Çiklisti pritej të dilte para gjykatës muajin tjetër lidhur me pretendimet se ai ka përdorur doping derisa çiklonte me skuadrën e sponzorizuar nga Shërbimi Postal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avokatët e Armstrong dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë arritën marrëveshje që kjo çështje të zgjidhej jashtë gjykatës të enjten. Me këtë rast, Chad Readler, avokat i DAD-it, ka thënë se edhe njëherë tjetër u dëshmua që askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. “Kjo marrëveshje tregon se kushdo që mashtron shtetin do të kapet dhe do të paguajë për veprimet e tij. Ndërsa Armstrong, ish-kampion i shumëfishtë i Tour de France, të cilit i janë hequr titujt, u shpreh i lumtur me përfundimin e këtij procesi. “Tash jetën time do t’ua kushtoj gjërave më me rëndësi në jetë, pesë fëmijëve të mi, gruas, projekteve të ndryshme dhe pasionit tim për sporte dhe gara”.