Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani i dënon me burgim dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Mahsa Aminit

NULL NULL
22.10.2023 16:47

Një gjykatë në Iran i ka dënuar me burgim dy gazetare, për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçare Mahsa Amini në vitin 2022.

Vdekja e 22-vjeçares Amini, ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit për gjoja shkelje të kodit islamik të veshjes, shkaktoi muaj të tërë protestash masive në të gjithë Iranin, duke shënuar sfidën më të madhe për liderët klerikë të Iranit në dekada, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se Niloofar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi u dënuan me 13 dhe 12 vjet burg respektivisht me akuza, duke përfshirë bashkëpunimin me qeverinë amerikane dhe veprim kundër sigurisë kombëtare.

Avokatët e dy gazetareve kanë hedhur poshtë akuzat.

lajme të ngjashme