Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irak: Bombat vrasin 10 persona

NULL NULL
29.05.2015 12:52

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas dy shpëthimeve të fuqishme që kanë ndodhur në dy hotele në qendër të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Autoritet vendase kanë thënë se shpërthimet kanë ndodhur në një distancë kohore rreth 7 minuta nga njëri-tjetri, ndërsa bomba e parë ekspodoi në hotelin “Babylon”, në të cilin zhvillohen shpesh takime mes qeveritarëve dhe konferenca, ndërsa, bomba e dytë ka shpërthyer pranë hotelit “Sheraton”.

Që prej datës 17 maj, kur ISIS mori nën kontroll qytetin Ramadi, i cili ndodhet në perëndim të Bagdadit, sulmet me bomba në kryeqytetin irakian janë rritur ndjeshëm.

lajme të ngjashme