Interpretimi i Ligjit të Pagave vonon 4 deri në 6 muaj (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 10.04.2023 20:22 nga Flamur Gajtani 10.04.2023 20:22 Policët e Kosovës 24 orë janë në mbrojtje të ekzekutivit, por po e kontestojnë një ligj që doli nga ky institucion. Ata nuk po pajtohen me 4 pika në Ligjin e Pagave, që hyri në fuqi nga shkurti, për çka u ankuan te Avokati i Popullit dhe presin ndryshimin e tyre. Ombudspersoni këtë ligj e çoi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pasi kishte pranuar 104 ankesa. Nga kjo, reflektim për kërkesat e tyre kanë edhe Asociacioni i Komunave. Ankesat për ligjin që prek mbi 80 mijë zyrtar publik, pritet të trajtohen për 4 deri në 6 muaj. Kushtetuesja mund t`i vendos edhe masën e sigurisë ligjit, ani se kjo nuk u kërkua nga Avokati i Popullit. Shkaku i pa përputhshmërisë me aktin më të lartë juridik, më 2020 Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.