Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi sonte e pret Fiorentinën, ndeshja transmetohet në Sport 1 të Art Motion

NULL NULL
10.02.2025 16:06
Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion!

Në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 14-të, Inter u deklasua në Firencë me rezultat 3-0 nga Fiorentina.

Me kundërshtarin e njejtë, kampioni aktual i Italisë, përballet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, njofton Klankosova.tv.

Dy barazimet e fundit që i mori lideri i renditjes tabelare në Serie A, Napoli (ndaj Romës dhe Udineses), e mbajnë të hapur garën në Itali, pasi nëse “Nerazzurët” fitojnë sonte, afrohen vetëm një pikë pranë ekipit të Amir Rrahmanit.

Skuadra e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, në 24 xhiro kampionale ka grumbulluar 55 pikë, duke u ndjekur nga “Zi-kaltërit” që kanë katër sosh më pak, por një ndeshje për ta zhvilluar.

Inter – Fiorentina transmetohet sonte në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 20:45.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme