Interi nuk ndalet NULL NULL 07.01.2026 23:22 07.01.2026 23:22 Interi ka siguruar fitoren e gjashtë radhazi në Parma, duke forcuar vendin e parë në Serie A. Nerazzurrët e Cristian Chivu dominuan pothuajse të gjithë pjesën e parë për të thyer barazimin kundër një Parme të fortë, por në fund, goditja diagonale e papritur e Federico Dimarcos ia hapi rrugën ekipin drejt fitores së tyre të gjashtë radhazi në Serie A. Marcus Thuram, i cili hyri në lojë si zëvendësues në fund, vulosi fitoren në kohën shtesë për rezultatin final 0-2. Parma duket se nuk është për elitën e futbollit italian. Interi me këtë fitore siguroi vendin e parë në ligë, pavarësisht rezultatit të Milanit në ndeshjen e fundit të javës së nëntëmbëdhjetë ndaj Genoas. Në ndeshjet tjera, Lazio dhe Fiorentina barazuan 2-2, kurse Udinese fitoi te Torino 1-2. /Klankosova.tv