Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë rastet emergjente nëpër spitale

NULL NULL
21.11.2018 16:00

Inteligjenca artificial mund të vendosë se cilët pacientë të shtruar në spital kanë nevojë për kujdes emergjent.

Kjo sipas një studimi të realizuar në Institutin për Shëndet Global George në Oxford.

Hulumtuesit sugjerojnë se skanimet elektronike të të dhënave shëndetësore ofrojnë mundësinë që me saktësi të veçohen rastet prioritare.

Në analizë ata kanë përdore të dhënat nga 4.6 milion pacientë nga viti 1985 deri në vitin 2015, të klinikave në Britani.

Të gjeturat tregojnë se zyrtarët shëndetësorë mund të monitorojnë shëndetin e pacientëve në mënyrë efektive si dhe mund të eliminojnë pranimet e panevojshme në spital, që është një problem i madh i shpenzimeve në sistemin shëndetësor.

lajme të ngjashme