Instalacion, mbulohet Porta e Triumfit ( VIDEO) NULL NULL 18.09.2021 20:32 18.09.2021 20:32 Përurimi i veprës artistike “Porta e Triumfit” në Paris, ngjalli kureshtje të madhe. Shumë vizitorë që shkuan atje për ta parë nga afër, u ndanë tejet të kënaqur. Mirëpo kjo vepër artistike e cila u ideua nga artisti bullgar, Christo Vladimirov Yavachev, është e mbështjellur me pëlhurë të argjendtë. Ndonëse ky i fundit nuk është gjallë, familjarët e tij thonë se ai do të ndihej krenar për përurimin e këtij monumenti, që idenë për krijimin e tij e pati qysh në vitin 1960. Yavachev së bashku me gruan e tij, Jeanne-Claude Denat de Guillebon e kishin ideuar këtë vepër përderisa po jetonin në Paris. I pari vdiq vitin e kaluar derisa bashkëshortja e tij në 2009-ën. Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.