Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iniciativë totale e Lazios në pjesën e parë, por golin e shënon Interi

NULL NULL
25.02.2025 21:54

Kanë përfunduar 45 minutat e para në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku në “San Siro” po përballen Interi dhe Lazio.

Këta të fundit kishin thuajse krejt kohën iniciativën, duke rrezikuar disa herë portën e vendasëve, por golin e shënoi kundërshtari, njofton Klankosova.tv.

Austriaku, Marko Arnautoviq me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë 16 metërshit, i dha epërsinë “Nerazurrëve”, në minutën e 39.

Ky realizim i tij rodhi nga goditja e parë e “Zi-kaltërve” nga këndi, teksa paraprakisht kryeqytetasit italianë, kishin ekzekutuar pesë sosh.

Super ndeshja e sotme po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMoiton!

lajme të ngjashme