Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Infektologu Sadiku: Një nga problematikat që i shkakton HIV/AIDS është inkubacioni i zgjatur (VIDEO)

NULL NULL
03.12.2022 12:41

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” kemi diskutuar për virusin HIV/AIDS.

Infektologu Izet Sadiku ka thënë që HIV/AIDS është një problem global i cili sot ka përfshirë në botë mbi 38 milionë njerëz, që jetojnë me këtë sëmundje.

“HIV është virusi i cili e dëmton imunitetin e njeriut, ndërsa sëmundja që është si pasojë e këtij virusi quhet SIDA. E gjithë problematika e HIV/AIDS është që e dëmton sistemin imunitar të organizmit dhe si pasojë e tyre njeriu gjatë jetës fillon të bëhet i ndjeshëm ndaj sëmundjeve të cilat njerëzit me imunitet normal nuk janë të ndjeshëm”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka treguar se cila është një nga problematikat që i shkakton HIV/AIDS.

“Një prej problematikave që i shkakton HIV/AIDS është inkubacioni i zgjatur; pra periudha prej dikush infektohet e deri në momentin kur ka shenja të sëmundjes. Kjo te HIV/AIDS mund të kalojë deri në 10 vjet. Kjo do të thotë që njeriu mund të jetë për 10 vjet i infektuar (nuk ka shenja të sëmundjes) dhe problemi qëndron se gjatë asaj periudhe ta bartë tek të tjerët sëmundjen”.
https://studio.youtube.com/video/nN4CQue94mI/edit

lajme të ngjashme