Infektimi me COVID-19 gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e lindjes së parakohshme NULL NULL 17.08.2021 13:43 17.08.2021 13:43 Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se në disa raste gratë kanë lindur foshnjat e tyre më herët se në javën e 32-të të shtatzënisë. Ata vunë re se ekziston një rrezik prej 60 përqind i lindjeve të parakohshme te gratë që infektohen me COVID-19 gjatë shtatzënisë. Ky studim vjen pasi Agjencia Rregullatore e Produkteve të Mjekimit dhe Shëndetësisë (MHRA) ka thënë se nuk ka rrezik të problemeve të fertilitetit pas marrjes së vaksinës, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv Sipas kësaj agjencie numrat e aborteve dhe lindjeve të vdekura janë, të ulëta në lidhje me numrin e grave shtatzëna që kanë marrë vaksina kundër Covid-19. “Gratë shtatzëna kanë raportuar efekte të ngjashme ndaj vaksinave si edhe personat e tjerë”, ka shtuar MHRA-ja.