Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm NULL NULL 11.09.2023 19:47 11.09.2023 19:47 Tërmet Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Sipas Qendres gjermane për Hulumtime dhe Gjeoshkencë, fuqia e dridhjeve të tokës ishte 6.2 ballë të Rihterit. Por, sipas Agjencia Gjeologjike e Indonezisë bëri të ditur se shkalla e tërmetit ishte 5.9 ballë, përcjell Klankosova.tv Reuters shkruan se nuk ka paralajmërime për cunami. Tërmeti është regjistruar në pjesën veriore të ishujve Maluku. Thellësia e dridhjeve ishte 168 kilometra. Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik. Në një video që është publikuar në rrjete sociale shihet një numër i banorëve duke dalë me vrap nga kinemaja. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.