Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar – puna vazhdon normalisht NULL NULL 21.01.2026 16:05 21.01.2026 16:05 Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar për Klanin se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri, transmeton Klankosova.tv. “Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla. Sipas saj , situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. “Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.