Inaugurohet staza për biçikleta Kosovë – Mali i Zi NULL NULL 26.08.2017 18:10 26.08.2017 18:10 Është inauguruar staza e biçikletave e cila lidh Kosovën me Malin e Zi. Me këtë edhe është mbyllur projekti i përbashkët ndërmjet Malit të Zi, Kosovës dhe Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova. Vlera totale e projektit ka qenë 220 mijë euro, ndërsa 84.4 përqind e ka financuar Bashkimi Europian. Zbatimi i projektit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe ka zgjatur 18 muaj. Ky projekt do të shërbejë edhe për zhvillimin e turizmit malor në parqet kombëtare që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi. klankosova.tv