Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“In Between” – ekspozita e Albana Ejupit në Vjenë si pjesë e kërkimit të doktoraturës

NULL NULL
07.10.2025 14:31

Artistja kosovare Albana Ejupi, ka prezantuar punimet e saj në Vjenë, në Galerie Lukas Feichtner, përmes ekspozitës “In Between”, duke shfaqur skulptura së bashku me pikturat e saj dy-dimensionale, ku eksploron pyetje mbi identitetin, origjinën dhe brishtësinë njerëzore, ekspozitë kjo që do të qëndrojë e hapur deri më 18 tetor 2025.

Ekspozita “In Between” lidhet ngushtë me procesin e saj kërkimor dhe artistik në kuadër të studimeve doktorale, të cilat Ejupi po i përfundon nën udhëheqjen e profesoreshës Felicitas Thun-Hohenschein në Vjenë. Profesorja Thun-Hohenschein, e njohur për qasjen e saj në fushën e kërkimit artistik bashkëkohor, ka qenë edhe kuratore dhe hapëse e kësaj ekspozite, duke e vendosur “In Between” në një kontekst që bashkon praktikën artistike me reflektimin akademik. Ky bashkëpunim pasqyron thelbin e kërkimit të Ejupit mbi identitetin, përkohshmërinë dhe trupin si hapësirë ndërmjetësuese mes artit dhe përvojës njerëzore.

No description available.

Kalimi nga piktura në skulpturë për artisten Albana Ejupi nuk është një shkëputje, por një shtrirje e natyrshme e gjuhës së saj artistike, puna e së cilës karakterizohet me beton, gurë dhe rërë. E njohur për punën e saj të fuqishme dhe të guximshme, ajo ka lëvizur drejt një territori të ri, aty ku sipërfaqja e pikturës merr formë dhe trupi fiton një prani të plotë në hapësirë.

Kjo ekspozitë prek temën e feminizmit që është një reflektim për identitetin, përkohshmërinë, përkatësinë dhe shpërbërjen.

“In Between” është një ftesë për të qëndruar aty ku zakonisht ndihemi të pasigurt, në hapësirat kalimtare, në identitetet e përziera, në kujtesën që nuk është as plotësisht e kaluar dhe as tërësisht e tashme.

Veprat tjera të artistes janë aktualisht duke u prezantuar për publikun në Düsseldorf të Gjermanisë, në ekspozitën kolektive në galerinë e artit Burkhard Eikelmann Galerie. Më pas, në nëntor punimet e saj artistike do të ekspozohen në Hong Kong, në panairin e artit “The Art Austria Highlights Hong Kong”, duke shënuar paraqitjen e saj të parë në Azi./Klankosova.tv

No description available.

 

lajme të ngjashme