Ilir Deda “t’u kqyrë seri” komenton ngjarjet e janarit NULL NULL 23.01.2019 12:52 23.01.2019 12:52 Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, është duke i përcjellë me vëmendje ngjarjet e fundit në vend. Në një postim në rrjetin social Facebook, Deda, ka folur për të gjitha zhvillimet si, grevën e SBASHK-ut, protestën e ish-punëtorëve të KEDS-it, protestën e serbëve në Shtërpce, e shumë të tjera. Por për të gjitha këto Deda ka treguar edhe për fajtorët e të gjitha këtyre ngjarjeve, njofton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Ilir Dedës: T’u kqyrë seri: – Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së); – Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS; – Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë; – Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend; – Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës; – Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin; – Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës; – Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës; E janari ende nuk ka përfundu.