Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ikin Spiropali, Balluku dhe Vengu, Begaj dekreton ministrat e rinj

NULL NULL
04.03.2026 14:20

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeverinë Rama.

Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministre e Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po ashtu , kreu i shtetit shqiptar dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut, si zëvendëskryeministre; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

 

Rama takohet me Begajn, dorëzon ndryshimet në qeveri

lajme të ngjashme