Igor Thiago arrin 20 gola në Premier Ligë NULL NULL 11.04.2026 16:52 11.04.2026 16:52 Igor Thiago po del një nga emrat kryesorë të këtij edicioni në Premier Ligë. Braziliani në vitin e tij të dytë në Premier Ligë po shkëlqen me një klub modest si Brentfordi. Ai ka arritur në kuotën e 20 golave pas vetëm 32 javësh në këtë sezon. Para tij është vetëm Erling Haalandi i Manchester Cityt me 22 gola.