Identifikohen dy të dyshuar për vrasjen në Skenderaj NULL NULL 12.02.2025 16:38 12.02.2025 16:38 Pamje nga vendi i ngjarjes ku një person mbeti i vrarë, Skënderaj, 12 shkurt, 2025. Foto: Klankosova.tv Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Skenderaj. Në një lokal në sheshin e këtij qyteti është vrarë një person. Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria e Mitrovicës. Zëdhënësi Valon Preteni, tha për Klankosova.tv se lidhur me rastin dy persona janë të dyshuar, të cilët janë në arrati. “Të dyshuarit tashmë dihet cilët janë, por ende janë në arrati. Po punojmë intensivisht për t’i kapuar”, deklaroi ai. “Lidhur me motivet e rastit do të bëhen të ditura në një fazë tjetër të zhvillimit të hetimeve”, theksoi ai. Rreth ngjarjes së rëndë detaje ka dhënë edhe policia. Sipas organeve të rendit, rasti ka ndodhur në një lokal, teksa viktima është i moshës 42 vjeçare./ Klankosova.tv Detaje nga vrasja në Skenderaj