Detaje nga vrasja në Skenderaj NULL NULL 12.02.2025 15:03 12.02.2025 15:03 Një person është vrarë sot rreth orës 13:50 në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Klankosova.tv ka bërë të ditur se sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të marra ka humbur jetën një 42-vjeçar. “Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj”. “Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, ka thënë tutje Zahiti. Vritet një person në Skenderaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025