Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ia zënë sallën, mbledhja e Komunës së Ferizajit mbahet diku tjetër

NULL NULL
31.05.2016 13:41

Seanca e Kuvendit të Komunës së Ferizajt këtë të martë nuk u mbajt në sallën e dedikuar për këtë aktivitet, për shkak se në këtë sallë, dy javë më parë janë vendosur ish-punëtorët e fabrikës së tubave të çeliktë.

Me këtë rast, asambleistët e Kuvendit të Ferizajt u detyruan që seancën ta mbajnë në një sallë në Qendrën e Kulturës.

Kryetari i kësaj komune, Muharrem Sfarqa tha për Klan Kosovën përmes telefonit se, ish-punëtorët kanë qëndruar ulur në ulëset e tyre, dhe për të mos nxitur konflikt, janë detyruar të lëshojnë sallën, për ta mbajtur seancën diku tjetër.

Sfarqa tha se ish punëtorët janë pjesë e qytetit dhe kështu mbajtja e seancës në një sallë tjetër nuk është e jashtëligjshme dhe se sipas tij,  nuk janë të jashtëligjshme edhe vendimet e marra në këtë seancë, pasiqë seanca u mbajt në një sallë e cila është pjesë e komunës.

Në praninë e 39 asamblistëve, në këtë seancë u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Ndërkaq i pari i komunës së Ferizajt tha se janë të prirur të respektojnë rregullat ligjore, njëkohësisht presin që edhe ish-puëntorëve të kësaj fabrike t`i’u plotësohen kërkesat, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.