Vdes shoferi i veturës në Kukës, e humbi kontrollin dhe automjeti i doli nga rruga NULL NULL 06.07.2025 20:47 06.07.2025 20:47 Foto: EuronewsAlbania Një shtetas i Shqipërisë me inicialet L.Sh. ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se 65-vjeçari e ka humbur kontrollin e veturës në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, dhe më pas automjeti ka dalë nga rruga. I njëjti ishte drejtuesi i automjetit, i cili vdiq gjatë transportimit me ambulancë për në spital. PSh-ja shtoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Cakolli: Ministrat në detyrë të japin dorëheqje, shkelën Kushtetutën në mbi 60 vendime (VIDEO) 15/07/2025