Vendimet për pronat: Qarkorja e Muratit mbi ligjin, irriton komunat (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 20:39 06.07.2025 20:39 Komunikim nuk kanë por prej tyre marrin vetëm urdhra. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pa u konsultuar me komunat në adresën e tyre nisi një kërkesë që po cilësohet e paligjshme. Kryetarëve iu tha që të ndalojnë procesin e vlerësimit të pronës komunale për qëllime këmbimi gjatë periudhës zgjedhore. Sipas komunave ligji parasheh që gjatë këtij procesi nuk mund ë merren vendime politike për dhënien në shfrytëzim të pronës por kjo nuk ndalon proceset teknike të saj. Komunat po kërkojnë që ministria e Hekuran Muratit të kthejë mbrapsht këtë qarkore që do të sjellë dëme ekonomike. Nga komuna e Pejës thanë kjo do të vonojë gjitha proceset pronësore. Ndërkaq edhe një njohës i ligjit pohoi se ministria po vepron kundërligjshëm. Sipas komunave kjo është bllokadë burokratike prej së cilës pëson pushteti lokal, sidomos në zvarritjen e këtyre proceseve të paktën 6 muaj ose një vit. Ministria e Financave nuk ka dhënë ndonjë sqarim për kërkesën e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025