Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, ky është polici që IPK-ja rekomandoi të supsendohet NULL NULL 06.07.2025 20:24 06.07.2025 20:24 Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Qendra në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së thanë se nga veprimet fillestare, dyshohet se zyrtari, e ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare për motive ende të paqarta. Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për policin Butrint Krasniqin, për të cilin në nëntor të vitit 2020, qendra e VV-së në Podujevë pretendonte se i kishte sulmuar aktivistët e VV-së gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në këtë komunë. Deri më tani policia nuk ka marrë vendim për suspendimin apo jo të policit Krasniqi.