“Ia fala dorën atdheut”, ish-ushtari i UÇK-së rikthen buzëqeshjen me protezë elektronike (VIDEO) NULL NULL 18.06.2026 08:32 18.06.2026 08:32 Qerim Gjoci Qerim Gjocaj është ish-ushtari i UÇK-së që humbi gjymtyrën e dorës gjatë luftës në Kosovë. Megjithatë, falë teknologjisë, ai sot ka një dorë elektronike, e që për të tashmë jetesa është më e lehtë, transmeton Klankosova.tv. Gjocaj mori vëmendjen kur në rrjetet sociale publikoi foton që ka vendosur këtë dorë elektronike, për çka në emisionin “Ora Shtatë” ai tha se është shumë i lumtur. Kjo protezë elektronike më ka munguar gjatë. Uroj që edhe invalidët e tjerë të UÇK-së që kanë mungesë të gjymtyrëve të kenë përkrahje që sa më parë të furnizohen me proteza të tilla që jetën ua bën më të lehtë”, tha Gjocaj në Klan Kosova. Ndër të tjera, për ditën kur provoi për herë të parë këtë protezë, Gjocaj tha se e ktheu prapa për shumë vite. Ma kujtoi kohën e luftës, operimet, por mbi të gjitha kur u bë amputimi i dorës. Por njëkohësisht ishte një ndjenjë krenarie. Unë kam jetuar 20 vjet me dy duart, derisa në moshën 20-vjeçare ia fala njërën dorë atdheut”, tha invalidi i UÇK-së. Ish-ushtari i UÇK-së ndër të tjera tha se shumë shqiptarë ishin gati të sakrifikonin edhe jetën për liri.