Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I refuzohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur, i dyshuar për akte terroriste

NULL NULL
23.10.2025 20:17
Foto: Google Image

Predikuesi fetar Imran Hosein nuk është lejuar të hyjë në territorin e Shqipërisë sot pasdite, duke u cilësuar si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Sipas Top Channel, Hosein ishte nisur nga Amerika e Jugut, nga Trinidadi, drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur informacione që lidhen me akte terrorizmi ndaj tij, dhe për këtë arsye policia kufitare nuk e ka lejuar hyrjen në Shqipëri.

Ai aktualisht mbahet në Rinas, derisa të finalizohet rikthimi i tij në vendin nga ku u nis.

Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad e Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne.

Sipas Top Channel, ai është autor librash dhe ligjërues ndërkombëtar mbi ekonominë islame, politikën globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit.

Top Channel shkruan se temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Izraelin. Nga ana tjetër, disa dijetarë dhe institucione islame e kanë kritikuar për interpretime të diskutueshme të haditheve dhe qëndrime të pazakonta ndaj temave të caktuara, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme