I plagosuri në Klinë nuk u mbijeton plagëve, vdes në Spitalin e Pejës NULL NULL 07.08.2023 18:30 07.08.2023 18:30 Spitali i Pejës. Ka vdekur personi i cili u plagos pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, i cili tha se i plagosuri ka vdekur në Spitalin e Pejës. Ai bëri të ditur se në QKMF-në e Klinës të plagosurit i është dhënë ndihma e parë, ndërkaq më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, atje ku edhe ka vdekur.