Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I pastrehi që luan në piano si profesionist (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2015 22:00

Pasi pianot publike u instaluan në Sarasota, 51 vjeçari i pastrehë, Donald Gould  u bë ylli më i ri i rrugës sapo ai e preku tastierën e pianos.

Kalimtarët u mahnitën nga muzika e tij ndërsa një videoinçizim i tij që doli edhe në Youtube  mori më shumë se 2 milionë pëlqime për vetëm dy ditë.

“Ne dolëm jashtë dhe e pamë atë duke luajtur në piano dhe ishte kaq fenomenale sa unë e mora telefonin dhe fillova ta inçizoj atë” tha kalimtarja Aurore Henry për ABC Neës, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk e dija se kjo do të bëhej hiti më i ri, unë thjesht e vendosa videon dhe e pashë sa shumë njerëz filluan të mahniten me të. Kjo video filloi të shpërndahej shumë shpejtë” tha ajo.

Ndëra kur Gould u pyet se ku ai mësoi të luajë në piano, ai tha se ka luajtur në clarinet kur ai ishte vetëm një fëmijë dhe më pas e vazhdoi këtë traditë duke qenë edhe pjesë e trupave të marinës në Amerikë.

Më pas ai tregoi se u fut në Universitetin  e Michiganit në mënyrë që të bëhet mësues i muzikës.

“Më duhej të mësoja teori të muzikës dhe të trajnoja veshët e mi. Mu desh të mësoja t’I bija çdo instrumenti” tha Gould.

Atij më pas iu desh ta linte në gjysmë fakultetin sepse nuk mund t’i mbulonte shpenzimet. Më pas ai u martua dhe pati një fëmijë dhe u fut nëpër punë të tjera.

Në vitin 1998, gruaja e tij vdiq dhe ai e humbi kujdestarinë e djalit të tij 3 vjeçar ndërsa u fut në depresion.

Ai shtoi se ndonëse nuk u bë një mësues i muzikës, ai e ka shumë pasion të mësojë fëmijët sa herë që ata afrohen te pianoja.

Gould tha se ai duartroket sa herë që ata luajnë ndërsa ai tha se për vete mund të luajë çdo lloj muzike.

 

lajme të ngjashme