“I madh e i vogël në shesh”, Haliti: Populli duhet të dalë në protestë pas refuzimit të ofertave amerikane (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 07:38 05.06.2026 07:38 Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë thirrje për protesta qytetare pas refuzimit të ofertave të kompanive amerikane për investime në Kosovë. Në një intervistë në “Eidcionin Special” në Klan Kosova, Haliti tha se shoqëria civile dhe qytetarët duhet të mobilizohen për të shprehur kundërshtimin ndaj kësaj qasjeje. “Edhe unë mendoj që për këtë refuzim do të duhej nesër shoqëria civile dhe populli me qenë në shesh. Me qenë në shesh, me protestu i madh e i vogël, edhe me u nisë sonte, sonte me u nisë me e mushë sheshin, me tregu që shqiptarët janë proamerikanë, edhe nëse humb financiarisht Kosova, na nuk mujmë me i thanë Amerikës ashtu. Interesi i Ballkanit, interesi i Evropës është largimi sa më shumë i interesave ruse nga kjo pjesë e botës, sepse rreziku është më i vogël në qoftë se largohet”, deklaroi ai. Sipas Halitit, Kosova nuk duhet t’i refuzojë ofertat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar kompanitë amerikane si strategjike dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me ShBA-në. “Ato janë kompani strategjike dhe qëllimi i Kosovës duhet me qenë i qartë. Nuk ka me i thanë Amerikës ‘JO’. Kurrë. Kurrë”.